Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKonsumi i popullatës u rrit me 3.71 % në tremujorin e parë

Konsumi i popullatës u rrit me 3.71 % në tremujorin e parë

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 3.71 % në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Nxitja e konsumit u diktua dhe nga politikat e qeverisë, përmes paket[s së rritjes së pagave për administratën publike. INSTAT publikoi raportin për Produktin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të këtij viti. Edhe konsumi final i qeverisë pësoi rritje me 3.45 %. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks referuar ndryshe investimet pësoi rritje me 7.67 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rënie me 9.94 %, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7.61 %. Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3.63% në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments