Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIKonsumi i duhanit, ndikim në ekonomi dhe mirëqenien e familjeve

Konsumi i duhanit, ndikim në ekonomi dhe mirëqenien e familjeve

Në konferencën që u zhvillua sot në Tiranë u prezantuan gjetjet e disa studimeve të kryera në Shqipëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, rreth ndikimit që ka konsumi i duhanit në ekonomi dhe mirëqenien e familjeve. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të lartë nga ISHP (Instituti i Shëndetit Publik), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Doganave, OBSH, media, shoqëria civile etj. Ketrin Zeno, drejtore e Kujdesit Parësor të Shëndetit Publik theksoi se ulja e pirjes së duhanit është e rëndësishme për një shoqëri me mirëqënie ekonomike dhe shëndetësore dhe kjo mund të arrihet deri në vitin 2030. Sipas saj, do të shohim një 10 % të uljes së duhanpirjes. Zeno theksoi se një ndër fushat kryesore të studimeve që prezantohen në konferencë, është rëndësia dhe efekti i politikave fiskale në uljen e konsumit të duhanit. Ndërsa Drin Imami, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, theksoi se në rastin e studimit që prezantohet për Shqipërinë, vihet në dukje ndikimi i shpenzimeve që lidhen me konsumin e duhanit për shtresat në nevojë. Një familje në të cilën ka pjesëtarë që konsumojnë duhan, përballet me shpenzime shëndetësore që lidhen me sëmundje që shkaktohen nga duhanpirja. Këto kosto indirekte, duke iu shtuar edhe kostove direkte të konsumit të duhanit (blerja e cigareve/duhanit) bën që rreth 13.000 familje (me rreth 60.000 individë nga të cilët 11.000 fëmijë) të bien nën nivelin e varfërisë. Gjithashtu, ndër familjet e varfra, të cilat ndodhen nën nivelin minimal jetik, shpenzimet në lidhje me duhanin i bëjnë ato edhe me të varfëra. Bazuar në rezultatet e studimit mund të arrihet në përfundimin që rritja e taksave të duhanit, duke rritur çmimet, e kombinuar me fushata ndërgjegjësimi mund të kontribuojë në një rënie të ndjeshme të duhanpirjes nëpërmjet rritjes së numrit të duhanpirësve që lënë duhanin dhe atyre që sprapsen të nisin duhanin, sidomos midis atyre që janë nga shtresat shoqërore në nevojë, gjë që ka të ngjarë të ketë efekte pozitive sociale, ekonomike dhe shëndetësore për vendin tonë në afatin e gjatë. Nga ana tjetër, studiues dhe politikëbërës bazuar në rezultatet e studimit mund të arrihet në përfundimin që rritja e taksave të duhanit, duke rritur çmimin, e kombinuar me fushata ndërgjegjësimi mund të kontribuojë në një rënie të ndjeshme të duhanpirjes.https://ata.gov.al/2022/11/02/konsumi-i-duhanit-ndikim-ne-ekonomi-dhe-mireqenien-e-familjeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments