Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKonsumatorët , ulet me 8 herë importi i vajit të ullirit

Konsumatorët , ulet me 8 herë importi i vajit të ullirit

Rritja e prodhimit vendas të vajit të ullirit, është shoqëruar edhe me rritjen e interesit të konsumatorëve për produktin vendas, çka ka sjellë uljen e ndjeshme të importet për këtë produkt. Sipas statistikave nga dogana, në 8 mujorin 2023, importi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie të fortë në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu gjatë periudhës janar-gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ulliri me vlerë 18 milionë lekë, kundrejt 184 tonë vaj ulliri me vlerë 104 milionë lekë, që u importuan gjatë janar-gusht 2022. Blerja e vajit të ullirit përtej kufijve, ka rënë 8 herë në sasi dhe afro 6 herë në vlerë gjatë kësaj periudhe, duke treguar një ndryshim drastik në sjelljen konsumatore dhe orientim drejt prodhimit vendas. Ashtu sikurse pritej, duket se sezoni veror dhe ardhja e turistëve apo emigrantëve ka ndikuar ndjeshëm në shitjen e produktit vendas, ku çmimi mesatar për litër varioi nga 400 -600 lekë. Nga ana tjetër veç shitjes brenda vendit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet e vajit të ullirit në 6 muajt e parë të këtij viti, në vlerë dhe sasi. Në 6 mujor, është eksportuar një sasi prej 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë të eksportuara historikisht. Prodhimi i ullirit shënoi rritje me 39% gjatë 2022. Nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ