Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKonsultime për Portin e ri në Porto Romano

Konsultime për Portin e ri në Porto Romano

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se janë zhvilluar konsultime teknike me Komandën Detare të NATO-s, për Portin e ri të integruar të Durrësit, në Porto Romano. Ministria informoi se ekipet e Autoritetit Portual Durrës, Forcës Detare dhe konsulentëve ndërkombëtare nga Royal Haskoning prezantuan përpara një paneli përfaqësuesish të Komandës detare të NATO-s konkluzionet pozitive të fizibilitetit teknik dhe financiar të Bazës Detare që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano. Sipas MIE-s, baza detare që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano, përbën një investim që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare për të modernizuar dhe zhvilluar infrastrukturën kritike dhe në mbështetje të kërkesave dhe standardeve operacionale të Aleancës në Mesdheun qendror. Qeveria shqiptare i ka kërkuar NATO-s, instalimin e një baze navale të saj në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pak kohë më parë se instalimi i një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, por edhe për vetë NATO-n.http://ata.gov.al/2022/09/23/konsultime-teknike-me-nato-n-per-portin-e-ri-te-integruar-ne-porto-romano/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments