Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonsultim publik për restaurimin e rimuzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar

Konsultim publik për restaurimin e rimuzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar

Ministrja e Kulturës, Margariti së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësuesit e UNOPS dhe me praninë e arkitektëve, historianëve, specialistëve të muzeologjisë, organizoi një konsultim publik për restaurimin dhe rimuzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar. Përfaqësuesi i studios “Casanova + Hernandez architects”, Jesus Hernandes prezantoi projekt-konceptin museal të MHK, ndërsa arkitekti Gent Agolli nga studio “I RI” përshkroi të gjitha ndërhyrjet restauruese dhe përforcuese të godinës, e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i vitit 2023. Ky muze, më i rëndësishmi dhe më voluminozi për nga hapësira ekspozuese, në Shqipëri është një nga kantierët më sfidues për Ministrinë e Kulturës. “Së bashku me buxhetin e parashikuar për vitin 2024, fondin e përcaktuar në programin EU4Culture dhe financimin e qeverisë japoneze për digjitalizimin e muzeut, do të çojmë përpara një projekt ambicioz, që i përshtatet kërkesave të kohës”, eshte shprehur ministrja e Kultures. Sipas saj, projekti i ri flet për identitetin kombëtar përmes tre shtyllave kryesore: arkeologji, etnografi dhe gjuhë, si dhe 12 ekspozitave që ndjekin “gjurmët e historisë”. Gjatë konsultimit pati pyetje dhe vërejtje nga të pranishmit të cilat ministrja i konsideroi një ndihmë për të krijuar një linjë muzeale dinamike, që do ta bëjë këtë muze të vizitueshëm në çdo kohë nga vizitori vendës dhe ai i huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments