Aktiviteti do të realizohet në kontekstin e Konferencës së Oqeanit të OKB-së 2025, që do të zhvillohet në muajin qershor.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) tha se kjo garë ndërkombëtare e letërshkrimit synon përmirësimin e letraritetit përmes artit të të shkruarit. Në këtë garë shkrimi mund të marrin pjesë fëmijët nga 9 deri në 15 vjeç.
Garimi synon të inkurajojë pjesëmarrësit që të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre gjuhësore.
Universal Postal Union (UPU) nuk pranon shkrime të cilat dërgohen nga shkollat apo individët. Të interesuarit që duan të jenë pjesëmarrës duhet të kontaktojnë Operatorin Kombëtar Postar ose organizatën, e cila merret me këtë kompeticion ([email protected]). Afati i dorëzimit të shkrimeve është deri më 5 maj 2025.
Ky aktivitet organizohet në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).