Tuesday, April 8, 2025
HomeSOCIALEARSIMKonkursi letrar kushtuar arbëreshëve, theksi tek mbijetesa e gjuhës

Konkursi letrar kushtuar arbëreshëve, theksi tek mbijetesa e gjuhës

U zhvillua në Tiranë edicioni i parë i konkursit letrar për tregime arbëreshe “Krenarbëria”. Në hapje fjalën e mori drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati, e cila prezantoi nismën dhe falënderoi pjesëmarrësit në ditën finale të konkursit “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”. Kastrati theksoi disa herë nevojën për ndërhyrje prej instancave shtetërore për mbijetesën e arbërishtes, si dhe nevojën për rishikim të kurrikulave shkollore dhe integrimit të autorëve dhe letërsisë arbëreshe duke qëndruar në një vijë me strategjitë dhe politikat e QSPA-së.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e arbëreshëve në Itali si dhe rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së arbërishtes përmes nismave të tilla. Ndërsa studiuesi Fabio Rocchi, nismëtar i këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e bilingualizmit ndër arbëreshët, si dhe paraqiti disa prej elementëve të rëndësishëm përgjatë këtij rrugëtimi në këtë proces.

Çmimin e parë në këtë konkurs e meritoi Ilia Sancinetti me tregimin “L’appartenenza” (Përkatësia) nga Spixana. Ndërsa me çmimin të dytë u vlerësua Nicola Scalici për tregimin “Akkordeon”, në të cilin ka arritur të ndërthurë aktualitetin me frymën muzikore të kulturës arbëreshe. Çmimi i tretë u dha për Mario Calivà, një eksponent i njohur i komunitetit arbëresh i cili u prezantua me tregimin “Mushku”, duke dhënë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ