Konkursi Kombëtar i Poezisë Arbëreshe

0
2

Në komunën San Demetrio Corone të Italisë, e njohur si Shën Mitri nga popullsia arbëreshe, do të zhvillohet Konkursi Kombëtar i Poezisë Arbëreshe.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri të ditur se, konkursi zhvillohet me qëllimin e vlerësimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Ky konkurs zhvillohet prej vitit 1982, si një ide e avokatit Giuseppe D’Amico. Konkursi Kombëtar i Poezisë Arbëreshe është i hapur për të gjithë poetët që shkruajnë në arbërisht. Ata do të mund t’i dorëzojnë krijimet e tyre, deri në datën 14 tetor 2025. Dy juritë që do t’i vlerësojnë do të marrin edhe kopjen në italisht të veprës.

Në aktivitet, çdo poet mund të dërgojë deri në 3 poezi, të cilat do të interpretohen në skenë dhe do të vlerësohen nga juria teknike dhe juria e të apasionuarëve të poezisë, një grup prej 40 anëtarësh të zgjedhur nga kryebashkiaku i Shën Mitrit.

Komuna e Shën Mitrit gjendet në Rajonin e Kalabrisë, në Itali. Kjo komunë është ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik. Ky është vendi i Kolegjit të Shën Adrianit (1794), një organizatë e rëndësishme fetare dhe kulturore për ruajtjen e ritit bizantin dhe traditave arbëreshe