Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonkurs Ndërkombëtar për muzeun e “Besës”

Konkurs Ndërkombëtar për muzeun e “Besës”

Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin ndërkombëtar për projektide mbi restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut “Besa”. Qëllimi i konkursit është të përftohen koncepte bashkëkohore dhe vizionare për ndërhyrje të karakterit arkitekturor dhe restaurues për rehabilitimin dhe adaptimin e objektit ekzistues me status “Monument Kulture”, kategoria I, si dhe ndërhyrje rijetësuese, të cilat synojnë krijimin e një hapësire të re kulturore të shtuar në kryeqytet. “Muzeu i Besës” lartëson një nga vlerat më të rëndësishme të trashëgimisë identitare të krijimit të kombit shqiptar. Ky kod i pashkruar ka orientuar shoqërinë, duke ruajtur ekuilibra moralë dhe shoqërorë. Në cilësinë e fjalës, ajo kornizon sot një popull, i cili orientohet e beson në forcën e fjalës, duke i dhënë asaj një peshë gati hyjnore. “Besa” nuk është vetëm një muze, ajo do të shërbejë si një pikë takimi, qendër dialogu për shkëmbime kulturore e më tej. Ndërhyrjet në këtë objekt do të zhvillohen në tri linja: ndërhyrje restauruese, ndërhyrje rijetësuese/funksione të reja si dhe muzealizim. Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë ka të bëjë me shprehjen e interesit, në përfundim të së cilës do të shpallen 5 finalistë që do të shpërblehen me çmimin 40,000 euro secili. Faza e dytë është projektkoncepti, finalisti i së cilës do të lidhë kontratën për hartimin e projektzbatimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ