Konispoli bashkia e vogël me tre njësi vendore në jug të vendit është identifikuar si toka e agrumeve dhe e ullinjëve. Prodhimi këtë vit shihet i mbarë nga fermerët, por sfidat e tyre lidhet me vjeljen e prodhimit dhe gjetjen e tregut. Largimi i të rinjve ka ulur fuqinë punëtore dhe shtimi i prodhimit nuk ka sigurinë e tregëtimit, ndërkohë që këtë vit kostoja e prodhimit del më e lartë prej rritjes së çmimeve të karburantit dhe plehrave kimikë. Konispoli shënon nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve në Shqipëri ku vitin e kaluar, sipas të dhënve zyrtare, u prodhuan rreth 50 mijë tonë, gati 60% e prodhimit kombëtar të agrumeve.https://lajme.rtsh.al/artikull/konispoli-shenon-nivelin-me-te-larte-te-prodhimit-te-agrumeve
Konispoli shënon nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve
RELATED ARTICLES