Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare, riformatoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur në Konferencën e Pezës në shtator të vitit 1942.
Në përkujtim të kësaj ngjarje, u mbajt sot një ceremoni organizuar nga Bashkia Përmet ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule te “Ushtari i Panjohur” në qendër të qytetit.
Përfaqësues të pushtetit vendor, historianë, veteranë lufte dhe qytetarë iu bashkuan kësaj ceremonie në kuadër të së cilës u realizua edhe një vizitë në sallën ku është mbajtur Kongresi ku një pjesë e saj është kthyer në Pavionin e Luftës. Ky pavion është i hapur dhe mirëpret çdo ditë vizitorë.
Kongresi Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare filloi punimet më 24 maj 1944 në Përmet dhe njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi i Përmetit ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë shqiptare të pasluftës dhe në kujtesën e mbarë popullit shqiptar.