Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKongresi i kërkon Havanës lirimin e të burgosurve politikë

Kongresi i kërkon Havanës lirimin e të burgosurve politikë

Kongresi amerikan dhe kryediplomati amerikan i bënë thirrje qeverisë kubane të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, shumë prej të cilëve u arrestuan për bashkim me protestat pro demokracisë dy vjet më parë. Në përvjetorin e dytë të protestave që përfshiu ishullin më 11 korrik 2021, kryesuesit e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, senatori Bob Menendez, demokrat, dhe republikani amerikan Michael McCaul, paraqitën një rezolutë dypartiake “duke dënuar vazhdimin akte represioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut kundër popullit kuban nga regjimi kuban dhe duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve kubanë të arrestuar në mënyrë arbitrare”. Më shumë se 700 persona, përfshirë të mitur, mbeten në burg për t’iu bashkuar demonstratave atë ditë dhe të nesërmen, në disa qytete kubane. Disa u dënuan me 10 vjet burg për akuzat për kryengritje. Organizata joqeveritare ”Prisoners Defenders”, me qendër në Madrid, vlerëson se në Kubë ka të paktën 1 048 të burgosur politikë. Në një deklaratë të martën, sekretari i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi gjithashtu autoriteteve kubane që të lirojnë menjëherë “të burgosurit politikë të ndaluar padrejtësisht”. “Bota nuk do t’i harrojë ata që me guxim bënë zërin e tyre të dëgjohet përballë represionit ekstrem, duke përfshirë më shumë se 700 individë që qëndrojnë në burgjet kubane, të dënuar me dënime me burg deri në 25 vjet për ushtrimin e lirisë së tyre të shprehjes dhe tubimit paqësor”, theksoi Blinken. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments