Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të drejtpërdrejta transkontinentale, tani ata po navigojnë në një qiell që duket si xham i thyer – miliona fluturime që po realizohen përmes korridoreve të mbipopulluara.
Në të njëjtën kohë, hapësira të mëdha ajrore, çuditërisht, mbeten bosh ose gumëzhijnë nga raketat dhe dronët.
Ky ndryshim nuk është i rastësishëm. Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.
Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri në Afrikë, “zonat e ndalim-fluturimit” janë rritur, duke e futur aviacionin ndërkombëtar në krizë dhe duke e riformësuar ekonominë, sigurinë dhe fluturimet.