Konferencë mbi politikat kulturore novatore, në Javën e Kulturës Britanike

0
2

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott dhe ambasadori i Suedisë, Nicklas Strom, ndanë vizionet dhe perspektivat e tyre për përmirësimin e politikave kulturore.

Konferenca vijoi me një panel diskutimi mbi sfidat dhe përmirësimin e politikave kulturore, ku ishin pjesemarrës Lira Pipa, Zv. Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Keti Luarasi, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, Gilly Campbell, drejtore e Zhvillimit në Këshillin e Arteve të Irlandës së Veriut, Florent Mehmeti, drejtor i Teatrit ODA të Prishtinës si dhe Sabina Lalaj, avokate.

Ky takim bëri bashkë zëra kryesorë nga qeveria, partnerët ndërkombëtarë, arti e kultura për të eksploruar rrugë të reja për zhvillimin kulturor, gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë.