Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEARSIMKonferenca IX Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Kalabri

Konferenca IX Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Kalabri

Konferenca e 9-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të organizohet më 13-17 qershor 2025, në një epiqendër të shqiptarisë, siç është Shën Mitri (San Demetrio Corone), në Kalabri të Italisë. DPA ftoi të gjithë studiuesit dhe interesuarit për të aplikuar për kumtesa. Konferenca do të bashkorganizohet nga DPA, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Komuna e Shën Mitrit.

Pas Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit, Boletinit, Manastirit dhe Elbasanit, Shën Mitri është ndalesa e radhës e kësaj konference periodike, që mbledh ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave nga mbarë trevat shqiptare, për të bashkëndarë rezultatet dhe për të koordinuar veprimtarinë arkivore në rang kombëtar.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse, të arkivave të rajonit dhe jo vetëm, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.

Një panel i veçantë në konferencë do t’i përkasë studiuesve të cilët do të paraqiten me tema që kanë të bëjnë me gjuhën, historinë dhe kulturën e arbëreshëve.

DPA është i vetmi institucion shtetëror shqiptar që ka prezencë fizike në arbëreshët e Italisë, nëpërmjet 12 Këndeve Arkivore të çelura në Sicili dhe në Kalabri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ