Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKonferenca e donatorëve mbledh 9,6 miliardë euro për Sirinë

Konferenca e donatorëve mbledh 9,6 miliardë euro për Sirinë

Gjatë konferencës së donatorëve të Sirisë sot në Bruksel, Bashkimi Evropian premtoi grante dhe kredi me vlerë 9,6 miliardë euro (10.5 miliardë dollarë) për të mbështetur vendin. Komisioni Evropian, BE-ja dhe vendet e saj anëtare premtuan në total 5,6 miliardë euro (6.13 miliardë dollarë), 4,6 miliardë euro për vitin 2023 dhe 1 miliardë euro për vitin 2024. “Sot kemi mbledhur grante me vlerë 5,6 miliardë euro”, tha Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët njoftuan një kredi me vlerë 4 miliardë euro. Në konferencën e donatorëve morën pjesë përfaqësues nga mbi 85 vende dhe organizata ndërkombëtare. Vitin e kaluar, në konferencë u mblodhën 6 miliardë euro. Qeveria gjermane njoftoi gjithashtu një ndihmë shtesë me vlerë rreth 1 miliard euro. Sipas Ministrisë së Zhvillimit të Gjermanisë, rreth 568 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i saj dhe 484 milionë euro nga Ministria e Jashtme. Fondi do të përdoret për të financuar riparimin e tubacioneve për ujin e pijshëm dhe për të ndihmuar fermerët. “Do të ishte një gabim fatal të harronim krizën në Siri”, tha ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze. “Lufta civile shkatërruese, migrimi masiv, fatkeqësitë e thatësirës dhe tërmeteve kanë sjellë pasoja katastrofike”, shtoi ajo. Pas 12 vitesh luftë civile, Siria është e ndarë dhe e shkatërruar në masë të madhe. Fatkeqësia e tërmetit në shkurt të këtij viti e ka përkeqësuar më shumë situatën. Që nga shpërthimi i luftës në 2011, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë siguruar mbi 30 miliardë euro në ndihmë të Sirisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ