Monday, April 7, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKomuniteti artistik, pjesë e politikave kulturore

Komuniteti artistik, pjesë e politikave kulturore

 Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot ftesën e shoqatës United Nations Association Albania për t’iu bashkuar takimeve të diskutimit në bashkëpunim me ministrinë dhe grupet e interesit, me qëllimin për të diskutuar çdo rekomandim dhe propozim të gjeneruar nga grupet e punës të ngritura, duke përfshirë kështu drejtpërdrejt komunitetin artistik dhe duke siguruar që të gjithë zërat të jenë pjesë integrale e procesit të hartimit të politikave.

UNAA bëri të ditur sot se në raundin e dytë të projektit UNAA x Artnexus, do të rritet angazhimi për të nxitur politika kulturore më të hapura, gjithëpërfshirëse dhe demokratike në Shqipëri.

Kjo fazë vjen pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes UNAA-s dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i cili u firmos këtë verë pas prezantimit të studimit mbi mekanizmat e mbështetjes dhe burimet financiare për artin pamor në Shqipëri, mbajtur në prani të komunitetit artistik, thekson UNAA.

UNAA thekson se “pjesë e misionit është hapja, duke siguruar që politikat e kulturës të jenë transparente dhe të aksesueshme për të gjithë aktorët e komunitetit kulturor. Përfshirja, duke krijuar një platformë ku zërat e ndryshëm, veçanërisht ata të margjinalizuar, dëgjohen dhe vlerësohen në procesin e politikëbërjes; Demokratizimi, duke punuar drejt politikave kulturore më të mira për të gjithë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ