Komuna e Zveçanit është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Mitrovicës ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Zveçanit.
Gjeografia
Komuna e Zveçanit ndodhet në veri të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut . Në territorin e komunës ka gjithsej 35 fshatra dhe një sipërfaqe të përgjithshme prej 122.4 km². Së bashku me komunat Albanikut, Mitrovicës, Skënderaj, Vushtrria dhe komunën Zubin Potok, formon rrethin e Mitrovicës.
Regjistrimi i popullsisë në komunën e Zveçanit nuk u mbajt në vitin 2011, kështu që të dhënat aktuale të popullsisë bazohen në vlerësime. Në vitin 2015, OSBE vlerësoi një popullsi prej 16,650 banorësh, bazuar në deklaratat e vetë komunitetit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në listën zgjedhore të vitit 2013 përfshiheshin 10.012 votues; në këtë numër përfshihen edhe njerëzit që jetojnë jashtë vendit. Një vlerësim tjetër nga viti 2009 tregoi një popullsi prej 7.500 banorësh.