Vitia është qytet dhe ndodhet në pjesën më juglindore të Kosovës, në kufirin me Maqedoninë në lindje të Ferizajit dhe jug të komunës së Gjilanit.
Gjeografia
Komuna e Vitise shtrihet ne pjesen qendrore te fushegropes se Anamoraves se Eperme per mes se ciles kalon Lumi Morava e Binqes. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 19 V dhe 21° 21 L.
Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme , përmes saj kalon lumi Morava e Binçës .Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës. Në regjistrimin osman të vitit 1455 ,Vitia si vendbanim kishte 104 bashkësi (shtëpi familjare) me 18.801 . Ishte drejtues Çaudar Ahmedi i Guliam Begut. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete. Krahas ketyre ka edhe te dhena tjera te cilat do ti permendin ne vazhdim.