Komuna SUHAREKE në Kosovë

0
24

Suhareka ( e njohur edhe si Therandë/Theranda) është një qytet në pjesën jugore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka 10,422 banorë, ndërsa komuna ka 59,722 banorë.

Histori
Pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, pastaj një kohë edhe bullgar, tokat shqiptare nga fundi I shekullit XII pjesërisht u pushtua nga serbët. Stefan Dushani, gjatë shekullit XIV në perandorinë e vet përfshinë edhe pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Hapësira shqiptare vazhdimisht vinte duke u ngushtuar. Pasi erdhi në pushtet, ky sundimtar ndërmjet kishës filloi edhe përndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve katolik. Ndërmjet fesë mundohej të bënte asimilimin e popullatës shqiptare. Në këtë periudhë të sundimit mesjetarë serb u bë edhe përvetësimi i kishave katolike shqiptare. Me ardhjen e sllavëve, edhe në këto treva harta toponomastike e kësaj treve ndryshoi fytyrë rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare të vendbanimeve, të personave dhe të tjera u zëvendësuan më emërtime të reja sllave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here