Komuna JUNIK në Kosovë

0
77

Juniku (Serbisht: Јуник) është një komunë dhe qytet i vogël në Kosovën perëndimore, në Rajonin e Gjakovës. Është e vendosur në perëndim të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti i Junikut ka 6,053 banorë, ndërsa komuna ka 6,084 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 6,425 banorë.

Ndodhet në mes të Deçanit dhe Gjakovës përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë. Është e populluar me shqiptarë etnikë. Juniku është vendlindja e disa njerëzve të shquar, përfshirë ish-kampionin evropian të boksit në peshën e rëndë, Luan Krasniqi dhe poetin Din Mehmeti.Juniku, shtrihet në bregun e majte të lumit Erenik, dhe në të djathtë të lumit Trava, me lartësi mesatare detare prej 367-500 metrash. Juniku gjendet mes gjërsisë gjeografike 42,22 shkallë dhe gjatsisë gjeografike prej 20,26 shakallë. Në drejtim të këtij fshati gravitojnë fshatrat e Vokshit dhe të Rekës së Keqe, duke u shtri rrenze Alpeve Shqiptare. Mu të burimi i lumit Erenik, ngritet maja me e lartë e Alpeve Shqiptare Gjeravica. Juniku karakterizohët me klimë të mesme kontinenatale të modifikuar me komponente të klimës mesdhetare. Vera është e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare e muajt korrik është 21 C , kurse gjatë dimrit – janar është minus 11 C . Burimet e ujrave që vinë nga kurorat e maleve nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare, formojnë rrjedhat sipërfaqsore të ujërave në fshatin Junik. Të gjithe prronjet e këtij teritori derdhen në lumin Erenik, i cili derdhet në Dri afër Urës së Fshejtë. Ereniku buron nga Bjeshkët e Junikut (liqejt e gjeravices),në lartësi afër njëmi metra, kalon nëpër bjeshkët e Erenikut (Junikut) , Malin e madhë. Lipovicat, në anën e djathtë të lagjës Gacafer, rrënze bregut Moronica, në mesin e lagjës Berishë dhe kalon tërë fshatrat e rekës, dhe në dalje të Gjakovës derdhet në Dri të Bardhë. Ereniku me kapacitetin e ujit, ujitë fushën e Junikut, që është shumë pjellore, rrafshinat e tyre kanë rëndësi të madhe ekonomike dhe antropogjeografike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here