Komuna Fushë Kosovë

0
68

Fushë Kosova është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës. Komuna i takon Regjionit të Prishtinës ajo është formuar në vitin 1989 nga një pjesë e Komunës së atëhershme të Prishtinës. Sot është një nga komunat më dinamike e cila po përjeton ndryshime të mëdha urbanistike.

Qyteza ndodhet përafërsisht 6 km në jug-perëndim të qendrës së Prishtinës. Demografia e kësaj komune ka ndryshuar në dekadat e fundit. Në kohët e fundit e sidomos pas trazirave të marsit popullsia serbe është kocentruar në fshatrat Uglare Bresje dhe Graçanicë.Kushtet relativisht të mira natyrore në të kaluarën, pozita e mirë gjeografike, pasuritë natyrore dhe kushtet e përshtatme klimatike për zhvillimin e gjuetisë, blegtorisë, bujqësisë dhe më vonë edhe të degëve të tjera, si dhe relievit që mundësonte sigurinë, lokaliteti i këtij vendbanimi ishte i banuar që në kohët më të lashta, në shekullin e VII p.e.r (Bardhi i Madh), neoliti (Harilaçi) etj. nga banorët vendës iliro-dardanët. Pastaj i banuar edhe nga koha antike e mesjetare si Ulari (Uglari), Kumanova (afër Vragolisë), Bardhi i Vogël, Harilaçi etj. Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike në lokalitetet e kësaj komune.[1]

Sikurse edhe vendbanimet tjera të Kosovës ashtu edhe në territorin e kësaj komune gjatë të kaluarës historike, janë zhvilluar ngjarje të ndryshme. Ky territor që nga lashtësia ishte i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Nga fundi i shek. XII u pushtua nga serbët. Ndërsa në të shekullit XIV u pushtua nga osmanet. Në territorin e Livragolisë(Vragoli), u zhvillua edhe Lufta e Dytë e Kosovës, në vitin 1448, ndërmjet ushtrisë osmane dhe hungareze.[2][3]

Gjatë kësaj periudhe, vendbanimet e kësaj komune, kanë luajtur një rol me rëndësi, pasi që kanë pasur një pozitë të mirë gjeostrategjike. Duhet theksuar se në Kosovë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, janë vendosur disa familje çerkeze, të dëbuara nga atdheu i tyre Çerkestani në Kaukaz[4]. Ato u vendosen në Kosovë në mes të viteve 1860-1864. Disa nga ato familje u vendosën edhe në territorin e sotëm të komunës së Fushë Kosovës, siç janë fshati Sllatina e Madhe, Miradi e Epërme, Bardhi i Madh, Fushë Kosovë, Mesbardh, Uglar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here