Më 30 janar 1926 u lind kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija. Ai ishte autori i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë, etj. Tish Daija ishte kontribuesi kryesor në zhvillimin e përpunimin e thesarit popullor duke kompozuar këngë e muzikë të shumë valleve popullore që sot janë kryeveprat e fondit të artë të Ansamblit Popullor. Nën drejtimin artistik të Tish Daisë për 18 vjet rresht, Ansambli lëvroi dhe zhvilloi traditën muzikore dhe të valleve të të gjitha trevave shqiptare duke u shndërruar në një pishtar të kulturës kombëtare dhe e shtriu aktivitetin e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, ku u nderua me çmime ndërkombëtare, përfshi këtu edhe Gjerdanin e Artë në Dizhon të Francës. Për gjithë veprimtarinë e tij të madhe e të suksesshme, ai u nderua me dekoratën e lartë “Nder i Kombit”. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on