Kompleksi i ri stërvitor në Bizë-Pajeti sipas modeleve të NATO-s

0
2

Në Bizë-Pajeti po ndërtohet kompleksi i ri stërvitor sipas modeleve të NATO-s i cili do të akomodojë deri në 1200 trupa dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për stërvitjen e personelit.

Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi e Ministrisë së Mbrojtjes”.Mydeir Tafa, me detyrë komandant i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Forcën Tokësore, tha se aktualisht në Bizë-Pajeti “po krijohen kushtet e nevojshme për akomodimin, ushqimin dhe argëtimin e personelit të Forcës Tokësore gjatë stërvitjes komplekse që do të kryejnë në rajonin stërvitor të Bizës”.