Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2024 arritën rreth 12,3 miliardë lekë, ose 7,90 % më shumë se në periudhën janar – tetor 2023.
MTPL e brendshme, sigurimi i cili mbulon rastet në të cilat klienti është fajtor/shkaktar i dëmit, në periudhën janar – tetor 2024, pati një rritje prej 9,85 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9,56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vëllimi i primeve të shkruara bruto nga kartoni jeshil në periudhën janar – tetor 2024 pati një rritje prej 2,21%. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19,98% krahasuar me periudhën janar – tetor 2023.
Primet nga sigurimi kufitar, në periudhën janar – tetor 2024, patën ulje me 11,06%, krahasuar me periudhën janar – tetor 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11,39%.