Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKomiteti Paralimpik i Kosovës anëtarësohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

Komiteti Paralimpik i Kosovës anëtarësohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë pjesë e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar me të drejta të plota.

Ky po konsiderohet të jetë një hap gjigant për sportistët me aftësi të kufizuara që tani e tutje do ta kenë mundësinë që të garojnë në kampionate botërore dhe evropiane.

Pranimi i Kosovës në Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar u bë më datën 9 gusht 2023 në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar me përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare, përveç Serbisë që votoi kundër.

Me këtë rast, presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, tha në konferencë për media se ky hap gjigant është një arritje e jashtëzakonshme që hap dyertë e sportistëve të kësaj kategorie drejtë sukseseve ndërkombëtare, gjë e cila deri më tani ishte e pamundur të bëhej, me Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, si synimin e parë.

Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se kjo është një arritje historike për Komitetin Paralimpik të Kosovës, pasi përveç anës sportive, kjo mundëson edhe përfitime të ndryshme financiare nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin këtë kategori.

Ajo shtoi se mbështetja e kësaj ministrie për Komitetin Paralimpik, do të rritet në vazhdimësi, sidomos për të pasur përfaqësim sa më dinjitoz në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Ndryshe, në Lojërat Olimpike që mbahen vitin e ardhshëm në Paris, Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë paralimpik, Grevist Bytyqi dhe Vjoillca Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments