Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKomiteti Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë

Komiteti Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mblodhi sot Komitetin Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë. Ministrja bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, marrëveshjen për subvencionet në peshkim në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë, si dhe zbatimin e rregullave tranzitore të origjinës preferenciale në kuadër të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare. “Me anëtarët e Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë diskutuam edhe masat që reflektojnë problematikat e ndeshura nga bizneset, si dhe propozime konkrete për lehtësimin e tregtisë në kuadër të zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Europian dhe më gjerë”, bëri të ditur Ibrahimaj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments