Komiteti BE voton pro liberalizmit të vizave

0
9

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i ka thënë po liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan KosovaPress. Anëtarët e Komitetit votuan pro lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime. Tani, pritet që parlamenti i PE të votojë për këtë çështje, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët. Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE-së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë. ATA