Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”. Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Romina Kostani, drejtore e Inovacionit në AKSHI, gjatë prezantimit të projektligjit u shpreh se programi në fjalë vjen në kuadër të vënies në jetë të një sërë objektivash për t’u arritur brenda agjendës digjitale. “Programi në total është 60 milionë euro. Për dizenjimin e këtij programi kemi punuar me ekspertët e Bankës Botërore prej më shumë se një viti duke studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e qeverisjes elektronike. Programi synon përmirësimin e portalit e-Albania dhe infrastrukturave mbështetëse të tij duke sjellë funksionalitete të reja për qytetarët dhe bizneset në përfitimin e shërbimeve publike”, u shpreh Kostani. Relatori i çështjes, Etjen Xhafaj, u shpreh se projektligji shkon në përputhje me prioritetin e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të dixhitalizuara. “Shtrirja e shërbimeve duhet të vazhdojë. Shqipëria është vlerësuar si lidere rajonale sa i përket shërbimeve qeveritare online. Projekti është i monitoruar në mënyrë konstante nga Banka Botërore”, u shpreh Xhafaj. atsh
Komisioni,60 milionë Euro për përmirësime në e-Albania
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on