Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKomisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave: Shkarkimet për ruajtjen e digave

Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave: Shkarkimet për ruajtjen e digave

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u mblodh mbrëmjen e së martës Komisioni i Posaçëm të Trajtimit të Plotave. Balluku theksoi se, ky komision ka prioritet kryesor sigurinë e digave dhe të kaskadës në lumin Drin, si pasuri kombëtare. Ministrja theksoi se, shkarkimet për ruajtjen e digave kanë pasur influencë minimale në përmbytje dhe kontribut kryesor kanë pasur lumenjtë anësor. “Në kushtet e situatës me reshje intensive të shiut, që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit dhe veçanërisht rajonin e Shkodrës dhe Lezhës, ka sjellë tejmbushje të lumenjve anësor si Oraca, Kiri dhe fryrje të lumit Buna. Fenomen ky i njohur tashmë edhe nga ekspertët e banorët e zonës në situata me reshje të dendur shiu, çka sjellin dhe përmbytje të tokave bujqësore”, tha Balluku. Ajo vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me banorët për tu evakuuar bashkë me bagëtitë, ndërsa theksoi se “shkarkimet e ujit kanë qenë në nivelin 40% ndërsa në vitin 2010 shkarkimet ishin 107%. Një shkarkim kriminal, ndërsa sot shkarkimet kryhen në mënyrë të kontrolluar dhe janë shkarkuar vetëm 40% e prurjeve. Kjo është diferenca mes atyre dje dhe neve sot”. Ministrja deklaroi se digat janë me rëndësi kombëtare për vendin dhe prodhojnë mbi 70% të energjisë elektrike, ndërsa projektet për diversifikimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës janë me prioritet në projektet e qeverisë. Balluku theksoi se, ndërtimi i digave gjithashtu u ka sjell mbrojtjen e popullatës nga prurjet e vrullshme të ujit nga lumenj dhe përrenjtë në zonat veriore të vendit, teksa solli në vëmendje krahasimin se në 2010 prurjet arritën në 3 200 m3 ku u shënuan dhe përmbytjet më masive në të gjithë rajonin e Shkodrës ndërsa sot prurjet janë 4 mijë m3 dhe shkarkimet qëndrojnë në raportet 107% me 40%. 7% më shumë prurje këtë vit dhe vetëm 40% shkarkime. Ministrja krahasoi shifrat e sipërfaqeve të tokës së përmbytur që në 2010 arritën në 14 280 ha ndërsa sot janë 16 85 ha sipas te dhënave nga bashkia Shkodër dhe në 2010 ishin 2585 banesa të përmbytura ndërsa sot 5 banesa dhe numri i evakuuarve atëherë ishte 1 250 persona dhe sot 99.https://ata.gov.al/2022/11/23/komisioni-i-posacem-i-trajtimit-te-plotave-balluku-shkarkimet-per-ruajtjen-e-digave-influence-minimale-ne-permbytje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments