Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKomisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e financimit me BE-në, në kuadër të...

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e financimit me BE-në, në kuadër të IPA-s

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në mbledhjen e sotme në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022”. I ftuar për prezantimin e nismës ishte Ilir Beqaj, drejtor i përgjithshëm i SASPAC Koordinatori Kombëtar IPA, i cili gjatë fjalës së tij u ndal në objektin e marrëveshjes, qëllimin dhe përfitimet e pritshme. Beqja sqaroi se marrëveshja bazë e miratuar në vitin 2020 përfshinte disa dokumente veprimi, njëri prej të cilëve ishte edhe mbështetja buxhetore për të zbutur efektet dhe përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 në ekonominë dhe familjet shqiptare. Duke shpjeguar nevojën e rishikimit të marrëveshjes, Beqja tha se, gjatë zbatimit të dokumentit të veprimit, vendi u përball edhe me pasojat që erdhën nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, çka ndikoi që disa nga indikatorët të mos plotësoheshin dhe të kërkohej arritja e dakordësisë me Komisionin Europian për një set të ri indikatorësh në mënyrë që të përthithej plotësisht fondi i akorduar prej 36 mln euro. Deputetja Pranvera Resulaj në cilësinë e relatores vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes dhe theksoi se ndryshimet do të kryhen në funksion të zbatimit të kontratave që janë pjesë e dokumentit të veprimit “BE për mirëqeverisjen”, si dhe do të adresojnë modifikimet në procesin e disbursimit të fondeve të mbështetjes buxhetore, në dakordësi me përfituesit e veprimit, pa përfshirë implikime financiare shtesë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments