Komedia “Foleja e ndrikullave” 

0
3

Përmes lojës së bukur, humorit të hollë dhe batutave, komedia “Foleja e ndrikullave” përcolli po ashtu mesazhe të rëndësishme mbi figurën e gruas dhe vështirësitë e jetës moderne.

Një shfaqje ku spikati interpretimi origjinal dhe unik i çdo aktoreje.

Komedia “Foleja e Ndrikullave”, shkruar nga Valentina Dafa dhe e vendosur në skenë nga aktorja dhe regjisorja Miola Sitaj, erdhi nën interpretimin e aktorëve të teatrit “Bylis”, Miola Sitaj dhe Hateme Ruzhdija dhe me skenografi të Elvis Bufit.

Risi e kësaj komedie ishte po ashtu interpretimi i grave dhe vajzave që vijnë nga profesione të ndryshme jashtë skenës.

Regjisorja Sitaj vlerësoi kontributin e Matilda Dushkut, Ardita Dumit dhe Enkelana Ferkos që interpretuan aq bukur në këtë komedi elegante.

“Veç arritjeve në profesionet tuaja ju ishit artistet e qytetit tonë, ku me talentin, dashurinë për teatrin, përkushtimin dhe shpirtin e bukur skalitët personazhet mjeshtërisht dhe dhuruat kënaqësi pafund për artdashësit fierakë”, u shpreh Sitaj.