Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKombëtarja gati për miqësoren me Arabinë Saudite

Kombëtarja gati për miqësoren me Arabinë Saudite

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar pasditen e të hënës drejt Abu-Dabit, aty ku do të luhet miqësorja me Arabinë Saudite, për të mbërritur në orët e vona të mbrëmjes dhe është akomoduar në hotel. Me grupin kuqezi janë bashkuar edhe pesë lojtarët, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel, e më konkretisht: Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani. Pas akomodimit skuadra ka zhvilluar një seancë teorike e analizë video dhe të martën pasdite në orën 18:00 sipas orës shqiptare përfaqësuesja ka zbritur në fushën e stadiumit “Al Nahyan” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores, ku kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët e ftuar për këtë test. Trajneri Edoardo Reja ka pasur mundësi të provojë formacionin e ndeshjes si edhe vendosjë te ndryshme taktike në fushë. Grupi është i plotë dhe për fatin e mirë nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar. Kombëtarja e nisi grumbullimin që të shtunën e kaluar në Durrës, ndërsa lojtarët e ftuar për këtë miqësore vijnë shumica nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa një pjesë e vogël vijnë nga kampionate të huaja. Miqësorja Arabi Saudite–Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu-Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).http://ata.gov.al/2022/10/25/kombetarja-zhvillon-stervitjen-e-fundit-ne-abu-dabi-gati-per-miqesoren-me-arabine-saudite/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments