Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes FSHF-së dhe Federatës Turke, është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Stamboll më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.
Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, më 28 nëntor, në orën 14:00, ndërsa përballja e dytë do të luhet në të njëjtën orë, më 1 dhjetor, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.
Turqia konsiderohet një rivale direkte për ekipin tonë kombëtar. Për këto miqësore, stafi teknik kuqezi synon të afrojë disa futbolliste të reja me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit.





