Me pasuri të shumta natyrore dhe mikpritjen e banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë.

Natyra e bukur, ushqimet tradicionale dhe bujtinat karakteristike kanë bërë për vete shumë turistë të huaj që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë.

Ndikim në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë ka dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta.

Malet e Kolonjës, si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.