Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKolonja në Prishtinë, paraqet për turistët, traditën dhe ushqimin e pasur

Kolonja në Prishtinë, paraqet për turistët, traditën dhe ushqimin e pasur

Prishtina është sonte mikpritëse e traditës dhe ushqimit kolonjar. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet, shtrohet sonte në orën 20:00, një darkë me ushqimet tradicionale të asaj zone. Erseka dhe rajoni i Kolonjës, sjellin në Prishtinë, gjithë traditën e gastronomisë së pasur. Organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë personalitetet më të larta të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadorë e zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë si dhe rreth 200 të ftuar të tjerë, do të kenë rastin të shijojnë ushqimet tradicionale të Kolonjës. E përveç gastronomisë, ta ftuarit dhe të gjithë kosovarët, mund të njihen edhe më shumë me ofertën turistike të asaj zone. Bujtina në fshatrat e vjetër 200 vjeçar, ta rregulluara me stilin e kohës, përkujdesje, dashuri e mikpritje shqiptare, është oferta që sipërmarrës të zonës, ofrojnë për turistët nga Kosova dhe më gjerë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619238

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments