I njohur si Kol Idromeno, piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, kompozitor këngësh popullore dhe operatori i parë i filmave dokumentarë në Shqipëri, që më 1912. Kol Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri. I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkoder nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë. Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë. Mësimet për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studimet për pikturë në Venecia. Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kol Idromeno braktisi mësimet dhe filloi të punonte pranë piktorëve dhe artistëve vendas. Pasi kthimit në Shkodër më 1871, ai realizoi pikturat e para; një prej të cilave “12 luftëtarët e Pargës në lundër” në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës. Në vitin 1883, Idromeno realizon veprën “Motra Tone”, portreti i parë psikologjik i pikturës realiste të periudhës së Rilindjes shqiptare. Nga fundi i shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju-Jork etj. Fusha të tjera ku Idromemo spikat janë skulptura dhe arkitektura, me rreth 60 ndërtime private e publike në Shkodër të projektuara prej tij. Ai vdiq më 12 dhjetor 1939.https://ata.gov.al/2022/12/12/perkujtohet-kol-idromeno-artisti-multidimensional/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605