Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKOKSH rinovon organet drejtuese

KOKSH rinovon organet drejtuese

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar Asamblenë e saj të radhës, e cila ka patur si objektiv kryesor plotësimin e vendeve vakant në Komitetin Drejtues, por dhe zgjedhjen e tre anëtarëve themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Për katër vende në Komitetin Drejtues, kjo krahas presidentit Fidel Ylli, zëvendëspresidentit Erlind Pëllumbi dhe anëtarëve Labo Çapo, Enkelejda Çaushi, Florend Kalivopulli, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, ishin nëntë kandidatura. Pas së cilës të drejtën për të fituar e morën Julinda Dhamo 49 vota, Dritan Shakohoxha 44 vota, Tonin Binoshaj 41 vota dhe Alfred Tahiraj 37 vota. Nuk fituan Agim Çiraku, Elez Gjoza, Majlinda Pilinçi, Petrit Baba dhe Sahit Prizreni. Sa për komisionin themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të drejtën e morën Skënder Kapuçi, Eralda Cani dhe Marjana Semini. Fidel Ylli, ndërsa tani është miratur dhe logo e re e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në fjalën e tij të hapjes i ka falënderuar të gjitha Federatat për punën e bërë dhe medaljet e marra në arenën ndërkombëtare. “Duke parë fluksin e aktiviteteve ndërkombëtare, apo dhe të medaljeve të marra, atëherë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e pa të udhës që të mbledhë këtë Asamble. Kjo pasi u vendos së bashku me Komitetin Drejtues se duhej bërë një gjë e tillë, edhe sepse kemi patur një mori arritjesh, por të tjera na presin dhe në vitin në vazhdim”, ka thënë Fidel Ylli. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i është rikthyer dhe traditës së dhënies së titujve të Urdhërit Olimpik, të cilin e kanë merituar Gazmend Çaçi dhe Gjergji Ruli. “Kur të vjen vlerësimi nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, që është maja më e lartë e sportit në vend, do të thotë që kemi arritur kulmin. Më vjen mirë për këtë trofe dhe falënderoj të gjithë ata që më vlerësuan dhe një herë për çfarë kam dhënë në basketbollin shqiptar”, tha Çaçi. “Jam shumë i emocionuar – thotë Ruli – sepse kam 50 vjet që merrem me atletikë. Jam shumë falënderues presidentit Ylli dhe Komitetit Drejtues për këtë trofe që më bën të punoj dhe më shumë e të vazhdoj atletikën, që është jeta ime”. Viti 2023 do të jetë i ngarkuar me një sërë aktivitetesh ndërkombëtare nga ku mendohet dhe marrja e normës së kualifikimit për në “Paris 2024”.https://sport.rtsh.al/artikull/koksh-rinovon-organet-drejtuese

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments