Kodimi në shkolla ka filluar zbatimin në vitin 2022. Aktualisht po zbatohet në klasat e para të 300 shkollave publike dhe 40 shkolla jopublike në Shqipëri. Ndërkohë, projekti po pilotohet për klasat e dyta në rreth 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë, të pajisura të gjitha me laboratorë inteligjentë. Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon.

Nxënësit e klasave të pesta të shkollës “Ptoleme Xhuvani”, në Elbasan tashmë kanë një laborator inteligjent dhe një hapësirë moderne mësimi, e cila përdoret nga të gjithë nxënësit e shkollës.