Përmes ekspozitës së përgatitur nga DPA-ja, publiku pati mundësinë të vrojtonte nga afër Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme.
Fondi “Koleksioni i Kodikëve të Shqipërisë” është shfaqur në vitin 2000 në Vatikan, në ekspozitën e titulluar “Gli Evangeli degli Popoli”, duke vetëdijësuar publikun vendas dhe ndërkombëtar për vlerën e dorëshkrimeve përkatëse.
Më tej, DPA-ja paraqiti një ekspozitë të radhës në vitin 2010, si dhe mori pjesë në Kongresin e XXI-të të Studimeve Bizantine ne Sofje, që funksion të evidentimit të këtyre materialeve arkivore. Po ashtu, DPA-ja ka mundësuar më herët një ekspozitë shëtitëse me pllakate, e cila krijoi një urë komunikimi midis trashëgimisë dhe publikut.





