Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKleriku Visarjon Xhuvani i burgosur nga diktatura

Kleriku Visarjon Xhuvani i burgosur nga diktatura

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot klerikun, Visarjon Xhuvani, i dënuar nga diktatura komuniste. Visarjon Xhuvani lindi në Elbasan në vitin 1890 në lagjen Kala. Mësimet e para i mori në shkollën greke në Elbasan dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme fetare në Athinë. Po në Athinë përfundoi dhe Universitetin për Teologji. Në vitet 1919-1923 shërbeu si murg në Sofje të Bullgarisë. Vite më vonë mori gradën Doktor në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Në vitin 1929 u bë Kryepeshkop i parë i Shqipërisë. Ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja veçanërisht i greqishtes së vjetër e asaj të re, anglishtes, gjermanishtes, serbokroatishtes, rumanishtes dhe italishtes. Visarjon Xhuvani ka shkruar mbi 26 vepra teologjike. Gjatë luftës ishte mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Fierit. Më 16 prill të 1939 do të bëhej anëtar i delegacionit shqiptar, që i ofroi kurorën Viktor Emanuelit në Vlorë. Në vitin 1946 u dënua nga diktatura komuniste e më 22 dhjetor 1947 gjykata e dënoi me 20 vite burg, ku pjesën më të madhe qëndroi i burgosur në Burrel. U burgos për 15 vite dhe u lirua në 27 nëntor 1962. Njohuritë e Xhuvanit u reflektuan në hartimin e dokumentacionit bazë të kishës ortodokse, i cili është në fuqi edhe sot. Statuti themelor i hartuar prej tij dhe i aprovuar nga Kongresi i Korçës më 1929, është i pakorrigjueshëm. Ndërroi jetë në vitin 1965, tre vite pasi doli nga burgu dhe u varros në Shijon në vitin 1965.https://ata.gov.al/2022/12/14/perkujtohet-kleriku-visarjon-xhuvani-i-burgosur-nga-diktatura-2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments