Fillimi i kësaj jave ka vijuar me reshje dhe temperatura më të ulta ashtu siç ishte dita e Diel. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshjet do të kenë intenistit të lartë vetëm të Hënën më pas reduktohen. “Parashikoj që moti sot të jetë më vranësira, madje me vranësira të dendura. Do të ketë shumë pak intervale me kthjellime. Në mesditë nuk do të mungojnë edhe momentet me reshje herë pas here do të jenë edhe rebeshe, por rebeshe afatshkurta. Parashikoj që reshjet të jenë prezente edhe nesër, megjithatë nesër do të jenë në zonat jugore dhe jug-lindore. Prej mesditës së të Martës kushtet e motiti do të përmirësohen. “Duke filluar që nga mesdita e ditës së martë e deri ditën e dielë do të kemëi përmirësim të kushteve të motit. Do kemi largim të reshjeve nga territori shqiptar duke sjellë mot të kthjellër më vranësira prezente, por pa reshje.” Temperaturat maksimale këtë fillim jave do të arrinë deri 25 gradë Celsius, dhe më pas do të vijnë duke u rritur gradualisht. “Që nga mesi i javës do të kemi rritje graduale nga dita në ditë duke bërë që të ngjitemi në vlerat 29 apo 30 gradë.” Muaji Shtator sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të mbyllet me temperatura të larta, deri në 30 gradë Celsius, 2 apo 3 gradë më të larta se vlerat mesatare të muajit.