Ditët më të nxehta që janë shënuar gjatë këtij viti deri më tani janë e enjtja dhe e premtja e kësaj jave ku termometri shënoi vlerat maksimale deri në 37 gradë Celsius, në zonën e Elbasanit dhe Beratit. Veç të shtunës, temperaturat do të pësojnë një tjetër ulje edhe ditën e dielë. Në fundjavë do të rikthehen dhe reshjet e shiut. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër do të jetë i freskët. Madje muaji Qershor do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.