Java e fundit e muajit maj ka nisur me diell dhe e ngrohtë. Dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve e gjithë kjo javë do të vijojë me kthjellime. “Thuajse në pjesën më të madhe të kësaj jave parashikohet të jemi në mbizotërimin e një moti të qëndrueshëm duke bërë që të kemi dominim të intervaleve të gjata me diell që më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit dhe përgjatë mesditës, të fokusuara kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat ditën e mërkurë do të krijojnë mundësira për momente të pakëta me pika shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat veri-lindore. Ditën e enjte pritet të jenë disi më prezente gjatë orëve të pasdites, duke bërë që të kemi në gjysmën lindore të territorit shqiptar prezente, reshjet afatshkurtra të shiut, më të fokusuara do të jenë në zonat juglindore, ndërsa pjesa tjetër do të jetë krysisht me mot të qëndrueshëm”, shprehet sinoptikani Hakil Osmani. Ndërkohë që temperaturat do të pësojnë rritje graduale, duke arritur vlerat maksimale deri në 29 gradë Celsius. “Por në pjesën më të madhe të ditës së sotme vendi jonë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. Në vijën bregdetare në qytetet e zonës së ulët, ndërsa vetëm në orët e pasdites pritet të kemi kalime të lehta të vranësirave në gjysmën klindore të territorit, por nuk do të kemi prezente reshjet”, u shpreh sinoptikani. Meteorologët parashikojnë se edhe fundjava dhe nisja e muajit qershor do të jetë me mot të qëndrueshëm.