Fundjava pritet të jetë me mot të qëndrueshëm pa reshje, por me kalime vranësirash të herëpashershme sipas sinoptikanëve në të gjithë vendin. “Të shtunën dhe të dielën do të kemi intervale të gjatë me kthjellime sidomos në orët e paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta përgjatë të shtunës, vranësira më të dendura ditën e dielë, sidomos në pjesën e dytë të ditës së dielë, për shkak se ne presim sërish javën që vjen të na kthehen reshjet”, tha sinoptikania Lajda Porja. Ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten nëvlerat e 26 gradëve të shtunën dhe të dielën. “Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme nga e shtuna në të dielë. Minimalet janë 5 gradë shënojnë zonat malore, ndërsa maksimalet do të jenë rreth 26 gradë. Dhe do të jenë temperatura tipike të Prillit, për shkak se kemi përjetuar temperatura mjaft të lartë, i rikthehen vlerave normale”, tha Lajda Porja. Java e ardhshme pritet të risjellë sërish reshjet e shiut dhe motin e paqëndrueshëm.