MOTI gjate fundjaves per Shqiperine dhe Rajonin

0
39

Fundjava në vendin tonë do të jetë me mot të paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve, paraditet me diell, ndërsa pasditet do të kenë edhe reshje shiu në zona të caktuara. “Moti do jetë i qëndrueshëm, do jetë i kthjellët. Vranësirat do jenë prezente pothuajse çdo pasdite. Për sa i përket fundjavës, ndahet në dy ditë. Dita e shtunë, megjithëse do jetë me një paradite të kthjellët dhe kryesisht të nxehtë, parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë reshje, ku do ketë edhe rrebeshe. Do kenë zonat veriore, zonat qendrore përfshirë edhe kryeqytetin dhe do të jetë jugu disi më i favorizuar. Megjithatë, dita e diel do të përmirësojë dukshëm kushtet e motit ku moti do jetë kryesisht i kthjellët. Izolohen reshjet vetëm në zonat malore”. Por si do të jenë temperaturat gjatë fundjavës, veçanërisht në bregdet? “Fundjava do jetë kryesisht në temperatura, përgjithësisht në shumë qytete të ultësirës perëndimore nga 36 në 38 gradë. Vetëm disa zona, Shkodra, Elbasani dhe Berati mund t’i afrohen 40 gradëshit për sa i përket ditës së diel megjithatë bregdeti do jetë rreth vlerës 35-36 gradë”. Edhe java e ardhshme pritet të ketë të njëjtën tablo sinoptike me diell dhe kalime vranësirash veçanërisht në zonat malore.