Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as këtë të Premte, kryesisht pasmesdite. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshje pritet te ketë edhe ditën e Shtunë. Ndërkohë që temperaturat do të shënojnë rënie gjatë këtyre dy ditëve dhe vlerat maksimale nuk pritet të arrijnë mbi 27 gradë Celsius. Sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen që prej mesditës së të Shtunës, duke bërë që e Diela të jetë pa reshje dhe me diell. Edhe temperaturat do të rriten të Dielën, duke bërë që pushuesit të shijojnë plazhin. Sipas parashikimeve java tjetër pritet të shoqërohet me temperatura të larta dhe kthjellime, madje termometri në mesin e javës do të ngjitet në 35 gradë Celsius.