Një kitarë “Fender Stratocaster” e vokalistit kryesor të ”Nirvana”-s, Kurt Cobain është shitur në ankand për gati 600 000 dollarë, 10 herë më shumë se sa ishte parashikuar. Sipas “Julien’s Auctions”, kitara e rindërtuar e mbuluar me gërvishtje dhe mbishkrimet origjinale të tre anëtarëve të grupit pati 31 oferta. Oferta më e lartë të shtunën në ankand ishte 596 000 dollarë. Instrumenti, në ankandin treditor të ikonave muzikore, fillimisht u vlerësua nga 60 000 deri në 80 000 dollarë. Një zëdhënës i shtëpisë së ankandeve tha për “The Times” se blerësi ka kërkuar të mbetet anonim. Kitarat elektrike dhe baset e kompanisë “Fender” prodhohen ende në Kaliforni. “Cobain, i cili vrau veten në vitin 1994, u përqafua nga pjesa më e madhe e brezit të tij me një zjarr gati si ai për John Lennon, duke shkruar për hipokrizinë dhe apatinë, që u hodh poshtë gjerësisht nga fansat e vjetër të rock-ut”, shkroi në vitin 2007 ish-kritiku i muzikës i “The Times”, Robert Hilburn. Thuhet se ai e ka shkatërruar kitaren “MIJ Fender” bardh e zi gjatë regjistrimit të albumit të ”Nirvana”-s në 1991, “Nevermind”. “Cobain ia dha kitarën Mark Lanegan, kantautori që drejtoi ‘Screaming Trees’ dhe që ishte miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij (Lanegan vdiq në moshën 57-vjeçare vitin e kaluar), gjatë turneut në Amerikën e Veriut në vitin 1992”, tha shtëpia e ankandit. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on