Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKisha në lagjen “Kala” në Elbasan

Kisha në lagjen “Kala” në Elbasan

Kisha e Shën Mërisë në Elbasan është një nga kishat më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Ajo u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të XIII në lagjen “Kala” të këtij qyteti.“Kush vjen në Elbasan nuk mund të lërë pa vizituar Kishën e Shën Mërisë në lagjen “Kala”, si një nga kishat më të vjetra ortodokse në Shqipëri, e cila daton që në gjysmën e dytë të shekullit XIII. Kjo kishë me vlera unike arkitekturore dhe etnokulturore i ka rezistuar jo vetëm regjimit komunist, por edhe shumë më herët pushtimit osman. Në atë periudhë banorët e lagjes i dërguan një kërkesë Portës së Lartë që kisha të mos prishej. E si rrallëherë në historinë e saj, Porta e Lartë e vlerësoi këtë kërkesë, me kushtin që kulla e kambanës të mos ishte më e lartë se minaret e xhamive të qytetit”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments