Ndërsa ndau pamje nga Kisha e Shën Mërisë, në ishullin magjik të Maligradit, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë kishë, një perlë të trashëgimisë tonë kulturore. Kisha është restauruar falë iniciativës ndërkufitare SMARTFORYOU2, në bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti për revitalizimin e kishës përfshiu restaurimin dhe konservimin e saj brenda dhe jashtë, rehabilitimin e shtegut që të çon drejt saj, dhe ruajtjen e afreskeve të mrekullueshme murale që i japin jetë mureve të shenjtë. “Ndriçimi i ri i kishës dhe shtegut krijon një atmosferë magjike që përforcon bukurinë e këtij vendi të shenjtë”, u shpreh ministri Gonxhja.